Rritja e rasteve me Covid-19 ka bërë që Kalifornia të marrë vendimin drastik. Sipas mediave të huaj,a mbrëmjen e sotme Kalifornia do të vendosë shtetrrethimin, në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Shtetrrethimi është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 5:00, dhe do të vazhdojë deri në 21 dhjetor, dhe nëse është e nevojshme sipas mediave të huaja kjo datë do të shtyhet.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu u ka kërkuar amerikanëve që të shmangin udhëtimet për festën e Falënderimeve, javën e ardhshme.

Disa shtete kanë vendosur kufizime të reja masash si një mënyrë për të paradaluar përhapjen e Covid-19. SHBA është një nga vendet më të prekura me Covid-19, ku prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 260,854 persona dhe janë infektuar 12,327,856 të tjerë.