Shumë shtete po rikthejnë masat e kufizimit si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Katalonja nga nesër në mbrëmje do të mbyllë për 15 ditë baret dhe restorantet.

Njoftimi vjen pas bllokimit të pjesshëm të Madridit dhe kufizimeve të tjera të vendosura në rajonet e Andaluzisë, Navarre dhe Galicia për të adresuar rritjen e infeksioneve në Spanjë, ku një pandemi ka shkaktuar të paktën 33,000 viktima.

Kujtojmë se ditën e sotme Franca vendosi një mbyllje të pjesshme të 9 qyteteve. Presidenti Macron njoftoi se 9 qytete të vendit do të vendosen në shtetrrethim gjatë natës nga ora 21:00 deri në 06:00.