Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi bëri me dije një lajm të rëndësishëm për Shqipërinë.

Përmes një postimi në “Twitter” ai njoftoi se BE-ja disbursoi sot 90 milionë euro, si ndihmë e programit mbështetës 180 milionë euro për vendin tonë dhe ka si qëllim të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19.

Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19“, shkruan Komisioneri në postimin e tij.