Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në “Facebook” i ka kërkuar pushuesve që këtë verë në rast se kanë dyshime se janë infektuar me COVID-19 të drejtohen pranë qendrës më të afërt shëndetësore.
Manastirliu shkruan se qendrat shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrojnë shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe test të shpejtë ndaj COVID-19.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU:
Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.
Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt.
#ShëndetësiaNëGatishmëri





