Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga salla e Kuvendit bëri me dije edhe përditësimin e të dhënave për COVID 19 në Shqipëri. Ajo tha se nesër mbushen 40 ditë që kur Shqipëria po përballet me këtë virus.
“Nesër bëjmë 40 ditë që po përballemi me Covid 19, vendimet e marra në kohën e duhur nga qeveria shmangën atë që quhet krizë apo kolaps. Në këtë luftë shembull i përsosur kanë qënë shumica e qytetarëve duke u mbrojtur e duke mos i lënë kohë të na infektonte, ndërsa heronjtë tane janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencës kombëtare, i shpreh mirënjohjen. 518 të prekur nga COVID 19 numërohen sot”,- tha ajo.
Ministrja tha ndër të tjera se numri i të shëruarve nga kjo sëmundje e ka kaluar tashmë numrin e rasteve të reja aktive.
“Personeli është testuar pa ndërprerje si një grup risku, më pak se 9% e tyre janë prekur, gjysma e tyre janë shëruar. Në dy spitalet COVID 2 është zënë vetëm 14% e kapacitetit. Nuk kemi pasur asnjë mungesë në material mbrojtëse, aparatura dhe respiratorë. Numri i të shëruarave e ka kaluar numrin e të infektuarve active. E di që nuk është koha për bilanc, se lufta nuk ka mbaruar, por në këto 40 ditë nën masa të rrepta kemi arritur të zbusim kurbën epidemike”,- shtoi ajo.
Manastirliu shprehj mirënjohje për heronjtë -siç i konsideroi ajo- që po përballen në vijën e parë të zjarrit me COVID-19.
“Heronjtë tanë, ata në vijën e parë të kësaj përballje janë mjekët, infemierët, epidemiologët, punojësit e Urgjencës Kombëtare, që me sakrificë e vetëmohim janë aty çdo minutë të ditës dhe çdo ditë të javës që me sakrificë dhe vetmohim po përballen në vijën e parë të zjarrit, gjej serish rastin t’i falenderoj”, tha Manastirliu.
Gjatë fjalës saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ndryshimet ligjore të propozuara e vendosin Shqipërinë në një linjë me vendet e tjera që po luftojnë kundër COVID-19.
“Ndryshimet që po propozojmë në Ligjin e Sëmundjeve Infektive, e në ndryshimet në Kodin Penal e që lidhen me situatën e epidemive, jo vetëm që na vendosin në një linjë me vendet e tjera, që këto dispozita i kanë patur të parashikuara, por mbi të gjitha nëse duam të kalojmë në fazën e tranzicionit të bashkëjetuarit më këtë Virus, do të duhet të kemi të gjitha armët për ta luftuar atë. Ndaj rritja e përgjegjësisë individuale, e ndërgjegjjes qytetare është esenciale me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit publik. Sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi, për këdo që cënon lirinë dhe jetën”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se prej 5 ditësh numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve aktiv, por sipas ministres lufta nuk ka mbaruar.





