Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar jo pak krizë në ekonomi.
Marka e njohur e rrobave dhe aksesorëve “Zara” ka vendosur të mbyllë 1200 dyqane nga 7000 që zotëron gjithsej.
Mbylljet do të bëhen kryesisht në Europë dhe Azi aty ku shfaqet rreziku më i madh nga pandemia.
Disa mendojnë se kjo mund të jetë edhe një strategji e firmës për të shtuar numrin e shitjeve online por kjo e fundit nuk është konfirmuar ende.
Nuk dihet nëse një nga dyqanet që do të mbyllen do të jetë edhe ai në vendin tonë, ku rastet kanë filluar të rriten frikshëm.





