Ditën e sotme Spanja ka shënuar një rritje të personave që kanë humbur jetën nga koronavisuri.
Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë vdekur 567 persona, 50 më shumë se ditën e hënë, ku ishin 517 raportojnë autoritetet shëndetësore spanjolle.
Në total numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 që prej nisjes së pandemisë është 18056.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar 172 541, 3045 më shumë se ditën e hënë, ndërsa të shëruarit janë mbi 67 mijë.





