Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 87 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Fier dhe Finiq.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,913 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 20

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 87

Testime totale 2,017,950

Raste pozitive 332,686

Raste të shëruara 328,913

Raste Aktive 177

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 139

Fier 13

Durrës. 7

Gjirokastër 5

Vlorë 4

Berat 3

Lezhë 2

Shkodër 2

Korçë 1

Elbasan 1