Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 18 raste të reja me COVID nga 379 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 11 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 24 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 0

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 379

Testime totale 2,017,587

Raste pozitive 332,670

Raste të shëruara 328,859

Raste Aktive 215

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 164

Fier 11

Gjirokastër 10

Durrës. 7

Berat. 6

Vlorë 6

Lezhë. 5

Korçë. 3

Shkodër 2

Elbasan. 1