Dy nga gjashtë rastet e infektuara në Durrës janë konstatuar pas paraqitjes në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Personeli ka dyshuar dhe u ka bërë skaner e më pas testin e tamponit disa personave. Dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Burime spitalore bëjnë të ditur se dy personat janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, të cilët po mbahen nën mbikqyrje për të parë ecurinë e sëmundjes.
Top Channel raporton se burri dhe komshia kanë rezultuar pozitive me Covid-19, e ndërsa gruaja negative.





