Greqia vijon të raportojë numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë më dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 901 raste të reja dhe 58 viktima nga koronavirusi.

Numri i viktimave ditën e sotme ka pësuar ulje krahasuar me një ditë më parë, në të cilën u regjistruan 96 humbje jete, ndërkohë edhe rastet e reja pësuan ulje të vogël në raport me dje.

Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit është 534. Numri total i rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur 130485, ndërkohë që numri i viktimave në total është 4102.

Qeveria greke së fundmi ka ndërmarr masa të reja për sa i përket COVID-19 dhe festave të fundvitit, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur qytetarët dhe grumbullimet e mundshme gjatë festave.