Në 24 orët e fundit, në Iran janë shënuar 117 të vdekur për shkak të koronavirusit duke e çuar numrin në total në këtë shtet në 4474 njerëz.

Kështu, Irani është zyrtarisht vendi me më shumë viktima nga Covid-19 në rajonin e Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë të Shëndetësisë të Iranit Kianush Jahanpur tha se Irani ka regjistruar gjithsej 71 686 raste të infektuarish me Covid-19.

Duke qenë një vend i goditur shumë nga koronavirusi, dhjetë mijë varre janë gërmuar në një seksion të ri të varrezave të hapura në Behesht-e Zahra në jug të Teheranit, raporton Reuters.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se janë hequr kufizimet e lëvizjes nga një qytet në tjetrin në shtetin e Iranit. Kufizimet në udhëtime mes provincave do të hiqen më datë 20 prill, deklaroi ai.