Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi në Itali, një më shumë se ditën e djeshme.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj në total numri i të vdekurve ka shkuar në 35,941persona.
Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2499 raste të reja pozitiv,(dje ishin 2548) për një total prej 319 908 të prekurish nga covid prej fillimit të pandemisë.
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1126, për një total prej 229 970 raste. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 307 raste të reja pozitive.