Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë regjistruar 1,392 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka arritur në 300, 000, ndërsa rajonet të cilat kanë regjistruar më shumë raste ditore janë Lazio me 238 raste, Lombardia me 182 raste dhe Campania me 156.
Autoritetet shëndetësore në Itali bënë me dije se ka gjendje stabel të rasteve të reja, krahasuar me një ditë më parë.
Aktualisht rastet pozitive në Itali janë 45,489, prej të cilëve 42,646 janë izoluar në shtëpi, 2,604 janë të shtuar në spital me simptoma të lehta dhe 239 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërkohë në 24 orët e fundit 967 persona janë shëruar, duke e çuar numrin në total në 219,670 të shëruar.