Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 28 viktima nga koronavirusi (dje ishin 16)
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36.030.
Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2677 raste të reja pozitive (dje ishin 2257), për një total prej 330 263 të prekurish nga Covid-19 prej fillimit të pandemisë
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1418, kurse totali është 234 099.
Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 350 raste të reja pozitive.