Në Kosovë ka pasur një rënie të rasteve aktive me Covid-19, krahasuar me ditët e fundit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 269 raste nga 352 që ishin ditën e djeshme dhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Bëhet e ditur se edhe 25 persona janë shëruar dhe numri total i rasteve aktive sipas IKSHP është 1903, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 757.





