Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 persona, ndërsa janë konfirmuar 1321 raste të reja nga 3836 testime të kryera.

Ndër qytetet me më shumë raste ditore kryeson Shkupi me 583 raste, i ndjekur nga Kumanova me 100.