Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orë 870 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total janë 176994 raste që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë sot është regjistruar numri më i madh i viktimave që nga muaji prill i këtij viti, 37 humbje jete.

Numri i rasteve aktive me Covid në vend është 14249, pjesa më e konsiderueshme në kryeqytet.