Instituti i Shëndetit Publik jep këto 5 këshilla themelore për t’u mbrojur nga koronavirusi i cili tashmë ka prekur edhe vendin tonë.
1-Mbani distancë nga njerëzit të cilët po kolliten apo teshtijnë.
2-Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes.
3-Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. Fërkojini të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.
4-Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëm7undjes dhe për t’u shëruar.
5-Lexo të gjithë informacionet zyrtare që mundesh lidhur me COVID -19.





