Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tashmë edhe në Përmet ka një rast të identifikuar me koronavirus. Por krahas zgjerimit të hartës së zonave me raste aktive me Covid-19, në njoftimin e ministrisë bie në sy fakti se mes të prekurve nga koronavirusi, që po trajtohen në spital ka edhe mosha të reja.
“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.”,– tha ministria.
Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ndërkohë, lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.





