Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 8 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Vihet re një rritje e shifrave pasi një ditë më parë u raportuan 4 humbje jete.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit humbën jetën një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç.

Ndërkohë janë kryer 2601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë, në këto bashki: 134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik.

Janë 5640 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 206 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika (15 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 326 Të shëruar në 24 orë 206 Të shtruar në spitale 133 Humbje jete në 24 orë 8 Testime ditore 2601

Testime totale 1,428,588 Raste pozitive 204,627 Raste të shëruara 195,835 Raste Aktive 5640 Humbje jete 3,152

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2671 Fier 655 Gjirokastër 538 Shkodër 373 Durrës 342 Elbasan 270 Berat 259 Vlorë 199 Lezhë 121 Korçë 106 Kukës 54 Dibër 52