Një universitet në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës kundër koronavirusit te njerëzit. Rreth 300 vetë pritet që ta marrin vaksinën javët e ardhshme si pjesë e testimeve që udhëhiqen nga Imperial College London.

Testimet te kafshët kanë sugjeruar se ajo është e sigurt dhe shkakton një përgjigje efektive imunitare. Ndërkohë ekspertët tek Universiteti i Oxfrod-it kanë nisur me kohë provat te njerëzit.

Nëse vaksina kalon fazën e parë, në tetor planifikohet që të provohet te 6 mijë njerëz të tjerë. Imperial College shpreson që vaksina të jetë gati për t’u shpërndarë në Britani dhe botë fillimin e viti 2021.

Në të gjithë botën janë duke u zhvilluar rreth 120 programe vaksinash të ndryshme.