61-vjeçari që pësoi vdekje klinike për shkak të koronavirusit është Skënder Kurti, ish- trajneri i Kombëtares së boksit, shkruan Panorama.

Fillimisht u raportua se Kurti ishte viktima e 5-të në vend por më pas MSH njoftoi se ai ka pësuar vdekje klinike dhe se gjendja e 61-vjeçarit mbetet tepër e rëndë!

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, gjendja e tij është rënduar tej mase dhe është në luftë me jetën.