Covid-19 përhapet në burgun e Drenovës. Burime bëjnë me dije se ditën e djeshme, njëri prej të burgosurve është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dënuari E.D. prej disa ditësh ka qenë i prekur nga virusi, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se në godinën B ku ndodhen edhe të dënuar të tjerë të sigurisë së zakonshme, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit.
Këta të dënuar kanë qenë kontakte të E.D. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Denovës.