Deri në përfundim të pandemisë që ka mbërthyer botën është e vështirë të bësh një përllogaritje të qartë se sa është dëmi që Covid-19 ka shkaktuar në ekonomi apo sa do të jetë kosto për ta ringjallur atë. E sigurt është se coronavirus ka prekur dhe ka lënë gjurmë në shumë sektorë, përfshi këtu edhe futbollin. Eurodeputeti francez, Daniel Cohn-Bendit, është i bindur se vlera e futbollistëve do të bie ndjeshëm, për të shpjeguar këtë ka marrë si shembull Kylian Mbappe:

“Pas kësaj krize sulmuesi i PSG nuk do të vlej më shumë se 35-40 milion, as që bëhet fjalë të kushtoj më 200 milion euro. Kjo krizë do ti jap fund mungesës së arsyes në futboll, nuk do të prek vetëm vlerën e kartonit por edhe pagat dhe të drejtat e imazhit. Nuk besoj se futbollistët do të luajnë më keq nëse do të paguhen më pak”, u shpreh eurodeputeti francez.

Mbappe u transferuar në verën e vitit 2017 nga Monako tek PSG për 180 milionë euro ndërsa sipas “Transfermarket” vlera e tij në treg është afro 200 milionë euro.