COVID-19 është futur në ambientet e Gjykatës së Durrësit. Një gjyqtare, një prokuror dhe në oficer policie janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë i gjithë stafi i administratës i është nënshtruar tamponit për të parë nëse dhe ata janë infektuar me virus apo jo. Pritet përgjigjja e tamponëve për të mësuar nëse të tjerë punonjës janë të prekur.
Ambientet e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit të Durrësit janë dezinfektuar dhe pritet një vendim në lidhje me rinisjen e proçesit të punës.
Pavarësisht numrit rekord të të infektuarve në vend, qyteti i Durrësit ka shënuar vetëm një rast sot. Ndërkohë në rang qarku u kaluar shifra prej 900 të prekurish aktivë me Covid-19.
Megjithë numrin e lartë të infektimeve, duker se ende ka mungesë tamponësh.





