Kryeministri Edi Rama ka publikuar skenarin e lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Kryeministri është shprehur në emisionin “Opinion” se skenari i hapjes përfshin tre kategori; kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë.
Rama theksoi se skenari i hapjes do të jetë gradual dhe do shoqërohet me protokolle të caktuara, ndërsa shtoi se java e ardhshme do të jetë përgatitore.
Sa keni në dispozicion për të paguar?
Ne kemi në dispozicion atë që kemi deklaruar. Pagat e paketës së parë janë në dispozicion, brenda javës së ardhshme do të shlyen. Shumë kush që ka thënë se është refuzuar ka aplikuar në një paketë që nuk ka qenë i përfshirë. E bukura që ndodh në këtë vend, është se përgjithësisht se dhe kur kanë një përgjigje për një çështje të tyre nuk e lexojnë. Të gjithë si ajo vajza do të marrin 400 mijë lekshin si të gjithë bizneset e tjera të goditura. Ka pasur një numër rreth 50 mijë persona që janë numëruar para se të vija këtu. 99% e personave janë përfitues nga paketa e zgjeruar, pasi në të parën nuk përfshiheshin. Taksitë janë të përfshira në paketën e parë. Është bërë një korigjim për të ndarë taksitë dhe shërbimet e transportit që janë biznes i vogël nga ato që janë i madh. Të gjithë ata që janë në shërbim taksi do të marrin pagën siç është premtuar. Për dentistët e njëjta gjë, do të paguhen. Janë bërë disa korrigjime.
Duhet të jemi pak më të hapur?
Në datën 4 prill, në ditën e 39 të epidemisë, Suedia një rast unikal, ka pasur 37 vdekje për 1 milionë banorë, sot Suedia ka arritur 1242 raste. Është një situatë shumë e brishtë. Ajo që po ju thoja, jo më larg se sot ne kemi patur një diskutim për skenarin e hapjes. Është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në Kuvend, pra futja në Kodin Penal ndryshimet për epideminë. Presim dhe firmën e Presidentit, kemi pasur një komunikim të harmonizuar. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë. Te kategoria me risk të ulët, shitje me pakicë në dyqane jo të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e mobiljeve, bizhuteritë etj. Kjo është fasha e parë që ne duhet të hapim në ditët në vijim. Është shumë e rëndësishme që të futet në fuqi Kodi i ri Penal, pasi është i rëndësishëm për biznesin, hapja do të shoqërohet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme është përgatitore. Do të thotë që ai 400 mijë lekëshi është një frymëmarrje në ekonominë familjare. /Opinion.al





