Kryeministri paralajmëroi se një rimbyllje e dytë e vendit do të jetë shkatërruese për ekonominë, por nuk përjashtohet si mundësi nëse situata nga pandemia vijon të përkeqësohet.
Sipas kreut të qeverisë, fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët.
“Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skënderbeut. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Nëse do vazhdojmë kështu do të mund të na duhet të rimbyllemi, dhe pastaj do na duhet të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët”, theksoi kryeministri Edi Rama.





