“ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit. Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit”, kjo është një pjesë e falenderimit të përbashkët të ambasadave të huaja dhe ndërkombëtarëve në vendin tonë për sa i përket situatës së krijuar nga pandemia CoVid-19.

Mesazhi i përbashkët vjen nga Ambasada e SHBA, e Zvicrës, e Italisë, e Suedisë e Anglisë, si dhe prezëncës së Bashkimit Europian, e Bankës Botërore dhe OSBE/ODHIR në vendin tonë.