23,794 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në të gjithë Francën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë bilanc tragjik është shënuar edhe për vdekjen, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 932 viktima.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Francë, 456 persona kanë humbur jetën në spital dhe 476 persona të tjerë kanë humbur jetën në banesat për të moshuar.
Në Francë, raporti i fundit i siguruar nga autoritetet shëndetësore në lidhje me pandeminë Covid-19 , raporton të paktën 1,922,504 raste të konfirmuara (+23,794) dhe 43,892 vdekje në total.
Shkalla e riprodhimit R të virusit aktualisht është në 0.93 dhe ka një rënie prej rreth 16% në pranimet e kujdesit intensiv sipas Jean Castex .