Rikhehet Covid-19 në Sarandë. I infektuari i dytë pas shtetases ukrainase është një 23-vjeçar me banim në Manastir, Ksamil.
I riu, i cili ka shfaqur simptoma është nisur menjëherë drejt Covid 1 në Tiranë.
DVSHP Sarandë ka marrë tamponët e familjarëve të cilët janë karantinuar.
23-vjecari nuk kishte dalë jashtë qytetit, dhe ditët e fundit kishte frekuentuar disa kafene në Ksamil, raporton Ora News.
Ndërkohë dy rastet e reja në Vlorë që janë shënuar sot kemi të bëjmë me një person i cili jeton në qytetin e Vlorës, kontakt i personave të mëparshëm. Dhe një grua nga kryeqyteti e cila së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar me pushime në Dhërmi.





