Epidemiologu Klinik, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel ku foli ndër të tjera për situatën e Covid-19 në vend.

Alimehmeti parashikoi se në stinën e pranverës pritet një ulje e rasteve me Covid-19.

“Nuk do zhduken rastet me Covid, por do ketë ulje. Në 10 ditët e kaluar testimet kanë qenë poshtë 20%. Testimet ishin 29% më 1 shkurt, ndërsa tani jemi në shifrat 14%. Po ta shohim shifrën e djeshme janë 394 qytetarë të shtruar, pra që janë zyrtare. Kemi ulje dhe të shtrimeve në spital”, tha ai.