Më herët gjatë ditës, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se ditën e martë dhe të mërkurë të javës së ardhshme do të realizohet vaksinimi i moshave mbi 18 vjeç.

Po ku mund të vaksinohen të rinjtë e të rejat e Durrësit dhe Shijakut?

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës njofton se me datë 29 dhe 30 qershor, të rinjtë do të mund të marrin vaksinën antiCocid pranë shkollës artistike “jan Kukuzeli” dhe Qendrës shëndetësore Shijak.

“Në lidhje me procesin e vaksinimit, dita e martë dhe e mërkurë do jenë “Open days”, për bashkine Durrës vaksinimi do të kryhet pranë shkollës artistike “Jan Kukuzeli” dhe për Bashkinë Shijak pranë Qendrës Shëndetësore Shijak, nga ora 08:00-20;00, për grupmoshat +18 vjeç.

Ju mirepresim”,- njofton NJVKSH Durrës.