Pas variantit britanik dhe të Afrikës së Jugut të Covid-19 një tjetër është zbuluar së fundi, tani në Itali. Sipas mediave italiane, ky variant i ri i koronavirusit është i ngjashëm me atë britanik dhe në shtetin fqinj po qarkullon që prej muajit gusht.
Zbulimin e tij e ka bërë të ditur presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë Arnaldo Caruso i cili ka deklaruar.
“Varianti italian” është zbuluar në Brescia dhe paraprin variantin që u shfaq në fund të shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë, përfshirë Italinë, dhe gjithashtu mund të ishte një pararendës i saj”, thotë Caruso.
Ai ka shtuar se varianti u zbulua në gusht në një pacient asimptomatik, i cili nuk ishte i shtruar në spital të Brescia, dhe kishte luftuar me Covid për muaj të tërë. “Situata na intrigoi dhe tani mund të themi se një variant mund të qarkullojë në Itali i ngjashëm me atë anglez”, shtoi ai më tej.