Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se Mihali ishte kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!”, shkruan ai.