Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në qarkun e Lezhës kanë rezultuar pozitiv me Covid, 17 mësues dhe 7 nxënës.

Ndërkohë, raportohet se janë rreth 37 mësues dhe 14 nxënës që janë karantinuar, ndërkohë që procesi mësimor vijon të zhvillohet duke neglizhuar në disa raste udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Te prekurit kryesisht kanë rezultuar në shkollat publike të Kurbinit dhe Mirditës, por përhapja e Covid është shtrirë edhe në shkollat private të qytetit të Lezhës.

Edhe pse situata vijon të ketë rritje progresive, deri tani asnjë klasë nuk është mbyllur për shkak të infektimit të stafit apo nxënësve.