7 korrik 2015 – Rreperi kosovar Cozman u la i lirë duke lënë si garanci për gjykatën një shumë prej 5 mijë eurosh.
Ylber Abdullahu, i njohur ndryshe me emrin e artit si Cozman, u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës 3 ditë më parë, pasi u kap me 20 gramë hashash.
Që në momentin e parë të arrestimit, Cozman është shprehur se e kishte për përdorim vetjak.
Edhe avokati i tij e mbrojti gjatë seancës gjyqësore duke paraqitur si provë raportin mjekësor të një klinike në Prishtinë, ku thuhej se rreperi kurohej për varësinë nga droga, duke kërkuar nga gjyqtarja lirimin e tij për të ndjekur dhe kurën mjekësore.
Duke lënë si kusht garancinë bankare në shumën e 5 mijë eurove, Cozman u la i lirë. I vetmi person që i qëndroi pranë këngëtarit kur u lirua ishte rreperi shqiptar, Stresi.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/