DURRËS, 25 janar 2015 – “Po me urën ç’patën”, kjo batutë filmi i shkon për shtat rastit kur gazetarja Anilë Basha iu turr për abuzime ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Sipas Anilës, Mimi bëri gabim që përdori helikopterin nga Përrenjasi në Tiranë pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Maqedoni. Jo vetëm kaq, uebi i saj e barazon me rastin “kur ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, përmes ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, i vuri në dispozicion për një klip dy helikopterë Zajmina Vajsarit”!
Nuk është thashetheme, por po përmendim se kjo kolege, ish-anti-PD, “flirtonte” me ish-Ministrin Imami kur i binin në dorë materiale nga Durrësi për kontrabandë armësh dhe, në këmbim të favoreve, nuk i botonte në të përditshmen ku ishte drejtore. Madje, këtij durrsaku kërkonte të mos i jepej çmim OSBE-je për shkrim investigativ, ndërkohë kur të huajt vunë veton dhe ia dhanë bregdetarit vlerësimin. Shtojmë se Anila i ka borxh 5 mijë lekë honorar “armikut” të saj!
Është “gallatë” mosmirënjohjeje e Bashës ndaj Kodhelit, po të përmendim faktin se Mimi dërgoi Anilën, me paratë e shtetit, për të bërë reportazh në një stërvitje të NATO-s në Letoni, në nëntor 2013. Më e bukura është se Shqipëria, anëtare e NATO-s, nuk merrte pjesë në stërvitjen ndërkombëtare për mungesë fondesh! Turi “ushtarak” i Anilës u kurorëzua dhe me një foto të saj midis dy “zdapave” të NATO-s (http://www.gazetadita.al/shqiperia-terhiqet-nga-ushtrimet-e-nato-s/).
Mirë t’i bëhet zonjës Ministre, e cila (nuk) diti / duhej se kë të (mos) çonte si reporter/e në Bruksel-Letoni!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





