Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka organizuar një aksion të befasishëm për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në qytet.

Mbrëmjen e sotme, kontrolle intensive janë zhvilluar në hyrje dhe dalje të Vlorës, me fokus ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe atyre që mund të qarkullojnë me armë pa leje.

Sipas informacioneve të fundit, disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa janë vendosur masa administrative për drejtues mjetesh të kapur nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kishin dokumentacion të rregullt.