Këtë të premte Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në disa banesa në qytetin e Elbasanit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gazetarja Anila Hoxha mëson se aktualisht forcat e policisë kanë nisur kontrollet në shtëpinë e një avokati dhe një gjyqtareje, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Ende nuk dihet arsyeja e nisjes së kontrollit nëpër banesa.