Ata janë dy moderatorët që janë "përplasur" shpesh mediatikisht për audiencë. Madje nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit për shkak të emisioneve qe kanë prezantuar në të njëjtin orar.

Bëhet fjalë për aktorin e humorit Ermal Mamaqi edhe moderatoren sexy Luana Vjollca. Por pavarësisht zënkave të tyre nëpër komente apo thumbave nëpër emisionet që moderojnë, Ermali dhe Luana vazhdojnë të jenë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Ermali ka publikuar një video ku është i shoqëruar nga Luana në një restorant, e cila nuk e din që po filmohet nga ai dhe vazhdon e flet.

"Më ndihmoni!" -shkruan Ermali krahas videos.