Situata brenda Partisë Demokratike pas zgjedhjet të 14 Majit mbetet ende e vështirë, ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka njoftuar për mbledhje të grupit dhe Kryesisë gjatë kësaj jave.
Grupi parlamentar do të mblidhet këtë të hënë në orën 12:00, ndërsa nesër pritet të bëhet bashkë Kryesia.
Edhe gjatë fushatës, kryetari i komanduar i PD-së asokohe Enkelejd Alibeaj kishte paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të niste një riogranizimin i strukturave të kësaj force politike. Nuk dihet ende nëse do të zgjidhet një kryetar i ri i PD apo do të ngrihet një grup kolegjial prej disa personash që do të drejtojnë për një periudhë PD-në.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha me mbështetësit e tij kanë ngritur një komision që po merret me mbledhjen e provave dhe analizës së zgjedhjeve lokale. Ky komision drejtohet nga Oerd Bylykbashi.