Asgjë nuk është e konfirmuar. Kjo është një kohë diskutimesh, por e radhës që mund të largohet është Jonida Shehu e “Pasdite në Top Channel”.

Fati i “Pasdites” dhe i Jonidës do të diskutohen së shpejti në një mbledhje mes drejtuesve të televizionit. Kështu kanë informuar burime për Tiranapost brenda Top Channel. Nëse s’do ketë më Pasdite apo s’do ketë më Jonidë, këtë do ta mësojmë së shpejt pasi të jenë marrë vendimet.

Por stafi i emisionit është informuar për ndryshimet, që do të ndodhin menjëherë pas mbylljes së sezonit dhe emisionit të fundit. Një gjë është e sigurt, gjatë sezonit të ri televiziv, në Top Channel asgjë nuk duket se do jetë si më parë.