Cristian Shpendi ka rinovuar kontratën me skuadrën e Cesena-s, deri në vitin 2028. Ky rinovim vjen në një kohe kur sulmuesi shqiptar është kthyer në një nga më të përfolurit në Itali, për shkak të formës së shkëlqyer që ka treguar.
21-vjeçari është golashënuesi më i mirë në Serie B dhe për këtë arsye te klubi bardhezi, kanë vendosur ta blindojnë me një kontratë të re. Rinovimi për katër vitet e ardhshme, i jep mundësinë klubit të Cesena-s, që të rrisë pretendimet ekonomike, në rast të një shitje të mundshme.
Kohët e fundit, është përfolur për interesime të shumta për Shpendin, nga klube si Fiorentina, Napoli dhe Torino