Cristiano Ronaldo është pronari i ri i një "Bugatti La Voiture Noire". Raportohet se ajo është makina më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë.
Ronaldo shpenzoi 11 milionë euro për blerjen e Bugatti-t unik që u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave "Geneva Motor Show" 2019.
Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një makinë të këtij lloji për të shënuar përvjetorin e 110-të të themelimit të saj.
Por Ronaldo nuk do jetë në gjendje t'i japë deri në vitin 2021, pasi kompania ende ka nevojë të finalizojë disa detaje të vogla mbi prototipin.





