Cristiano Ronaldo u largua nga vila me vlerë 6 milionë euro ku po qëndronte, duke u zhvendosur në një shtëpi me vlerë 3 milionë euro sepse u shqetësua nga delet që kullotnin në pronën ngjitur.Sipas një raporti në gazetën ” Sun “, ylli i Manchester United pëlqen të pushojë mes ndeshjeve, diçka që nuk mund ta bënte në shtëpinë luksoze ku qëndroi vetëm për një javë.

Ndërkohë, partnerja e tij 27-vjeçarja, Georgina Rodriguez, ka postuar fotografi në Instagram me fëmijët e tyre duke shijuar fshatrat. Sipas informacioneve nga gazeta britanike, futbollisti 36-vjeçar, nuk duket se ka qenë në gjendje të shijojë shtëpinë e tij të re dhe se bashkë me familja e tij u transferuan në një vilë tjetër për shkak të zhurmës që bënin kafshët.