Nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të qenë pjesë e kinemasë dhe televizionit në momentin që do të varë këpucët në gozhdë, por Cristiano Ronaldo duket se do ta bëj para kohe debutimin si aktor. Kampioni i Real Madrid do të marrë pjesë në një seri televizive ku do të jetë protagonist në një familje siriane, në arrati nga lufta civile. Në krah të futbollistit të Real Madrid do të jetë aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie. Xhirimet për këtë seri televizive do të fillojnë në muajin prill.

“Në ditët e para të prillit do të nisim të punojmë me skenat e para, – tha regjisori Eyup Dirlik. – Do të kemi aktorë dhe aktore nga të gjitha anët e botës. Nuk do të jenë vetëm Cristiano Ronaldo dhe Angelina Jolie.” “Hayat Köprüsü” është emri i serisë televizive që flet për një argument serioz dhe aktual, arratia nga Siria e një familje, pas shpërthimit të luftës civile.

Seriali do të xhirohet në Turqi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.