Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldo ka ndezur thashethemet se çifti është fejuar pasi publikoi një fotografi në rrjetet sociale me unazë në gisht.
Çifti vetëm pak kohë më parë sollën në jetë fëmijën e tyre të parë Alana Martina dhe mesa duket kanë arritur në një tjetër moment historik në marrëdhëniet e tyre.
Georgina publikoi në një foto në sendiljen e pasme të makinës së yllit të Real Madrid ku shkruan "Me njeriun tim të preferuar", ndërsa në gisht duket unaza me diamant.





