14 janar 2015 – Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk nuk janë më bashkë. Ylli i Real Madridit dhe modelja ruse kanë dhënë fund lidhjes mes tyre, raporton e përditshmja sportive katalane MUNDO DEPORTIVO.
Irina nuk ishte e pranishme në ceremoninë e Topit të Artë në Zurich, ku ylli portugez fitoi Topin e Artë, për herë të dytë të njëpasnjëshme dhe të tretën në karrierën e deritashme.
Ja edhe dy fakte se Irina dhe Ronaldo nuk janë bashkë; Ronaldo nuk e përmendi Irinën në mesin e falënderimeve pasi fitoi çmimin, kurse rusja as nuk e ndjek Ronaldon në rrjetin social Twitter.





