Ylli portugez i Realit të Madridit po thyen çdo rekord të mundshëm me “Los Blancos”. Me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltis në suksesin 3-2 me përmbysje ndaj Villarealit, CR7 bëhet shënuesi më i mirë në histroinë e La Liga-s. Ronaldo kaloi legjendën madrilen Hugo Sanchez, që ka shënuar 56 gola nga penalltia duke u ngjitur në krye me 57 të tilla në kampionat.
tjetër rekord i arkivuar nga 32-vjeçari që edhe në këtë sezon po tregon një formë të jashtëzakonshme duke qenë përcaktues për klubin. Me rrjetën ndaj Villarrealit, 32-vjeçari shkon në kuotën e 16-të golave sezonal në kampionati duke u pozicionuar në vendin e tretë në garën për “Këpucën e Artë”.
Në krye qëndron rivali më i madh i tij, Leo Messi me 20 gola, pas tij vjen Luis Suarez, i cili ka shënuar 18 herë deri më tani, 2 më shumë se CR7. Objektivi i madrilenve këtë sezon është të shpallen kampion në La Liga-s, trofe ky që mungon që nga viti 2012 kur Reali drejtohej nga portugezi Jose Mourinho. Pas suksesit në transfertën e vështirë të El Madrigal, “Galaktikët” e shikojnë veten në vend të parë me 55 pikë, 1 më shumë se Barcelona dhe me një ndeshje më pak. Takimi i radhës është në “Santiago Bernabeu” kundër Las Palmas.